Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Ukshini: Dy kryeministrat po luftojnë për ego

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Ukshini: Dy kryeministrat po luftojnë për ego

Sylë Ukshini, ish-ambasador i Kosovës në Tiranë, tha në emisionin “Arnautistan” se kryeministrat Rama dhe Kurti po luftojnë për ego. Ukshini tha se ndonëse mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë ndodhur shumë gjëra të mira, nëse kjo ftohje zgjat shumë mund të reflektohet. “Pavarësisht si janë raportet Rama-Kurti, ka miqësi, ka gjëra shumë të mira që kanë ndodhur pas luftës, por nëse zgjat shumë kjo edhe mund të reflektohet se krijohet ajo krima e mosbesimit frika e bashkëpunimit. Unë mendoj që këtu janë dy kryeministra që po luftojnë për ego, ka edhe ego. Kurti erdhi dhe mori pjesë për zgjedhje këtu, dhe duke e njohur Ramën e di që nuk e lë me kaq kollajllëk. Nuk e di pse ndodhi ajo. Edhe Kurti do hidhërohej nëse Rama do mbështeste një parti që lufton kundër Kurtit. Rama është një politikan jo konvencional, ka një gjuhë brutale, në Shqipëri shkon, në Kosovë nuk shkon. Komunikime bëjnë njerëzit edhe në kohë luftërash, prandaj mendoj që kryeministri duhet të pritej dhe mospajtimet t’i diskutonin sy më sy. Në këtë rast dalin humbës dy vendet tona. Demokracia këtë ka, kompromisin, negociatën, dialogun. Duhet që këtë situatë ta tejkalojmë. Pa faj s’është as Rama. Mendoj që ne duhet ta respektojmë njëri-tjetrin më shumë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy