
Pasi Rusia deklaroi se ka tërhequr një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit deklaroi se aleanca s’ka parë ende shenja të tërheqjes në terren.
Ka shenja nga Moska për vijimin e diplomacisë. Kjo na jep baza për të qenë optimistë. Por deri tani nuk kemi parë asnjë shenjë të tërheqjes së trupave në terren”, tha Stoltenberg për gazetarët në Bruskel.
Duke folur dy ditë pas takimit që do të mbajnë ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, Stoltenberg shtoi se ndonëse ka gjasa për nisjen e sulmit, Rusia është në kohë për t’u zmbrapsur nga gremina.



