Zgjedhorja në “ngërç”/ Ndoja: Kodi aktual nuk garanton barazi. Neza: Ndryshimi i sistemit ndan shtetin nga partia

Zgjedhorja në “ngërç”/ Ndoja: Kodi aktual nuk garanton barazi. Neza: Ndryshimi i sistemit ndan shtetin nga partia

Reforma Zgjedhore në Shqipëri ka hyrë në një ngërç të thellë politik pas mosdakordësisë së fundit mes palëve për rendin e ditës. Partia Demokratike ka kushtëzuar qëndrimin e saj me një reformim rrënjësor të sistemit, duke propozuar zyrtarisht një sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, rregull i cili kërkohet të zbatohet edhe për zgjedhjet e këshillave bashkiakë.

 

Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste ka rritur presionin ndaj opozitës për t'u rikthyer në tryezën e diskutimeve. Taulant Balla, deklaroi prerazi se Partia Demokratike ka afat deri më 30 nëntor për t’u rikthyer në komision me qëllim diskutimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. 

 

Në lidhje me këtë situatë të tensionuar, deputeti demokrat, Arjan Ndoja, u shpreh se prania e PD-së në institucione është e domosdoshme për të denoncuar parregullsitë, por theksoi se kodi aktual nuk garanton barazi.

 

Jam anëtar i këtij komisioni për reformën zgjedhore dhe kam mbrojtur qëndrimin se, që nga momenti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike duhet të marrë pjesë në Kuvend për dy arsye kryesore. Së pari, për të dokumentuar plotësisht farsën zgjedhore që ndodhi, pasi parlamenti mban rolin më të rëndësishëm në hierarkinë e institucioneve shqiptare, pavarësisht shkallës në të cilën ai ka degraduar. Së dyti, përveç demontimit të kësaj farse, opozita duhet të ndërhyjë urgjentisht për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pasi formula aktuale që ata përdorën nuk mundëson një ndarje të barabartë. Kodi aktual nuk e garanton vullnetin e barabartë të votuesve. Reforma zgjedhore duhet të bëhet me vullnet të përbashkët politik dhe jo përmes imponimit me çështje kartonash e votash të njëanshme. Qëllimi ynë është të ndajmë partinë-shtet nga procesi zgjedhor dhe për këtë arsye PD ka kërkuar një komision hetimor, të cilin e ka miratuar edhe Gjykata Kushtetuese. Mirëpo, që nga momenti kur është dhënë ai vendim, është zhvilluar vetëm një mbledhje e vetme formale në fund të muajit korrik. Po t'i referohemi relatimit të djeshëm të zotit Gjiknuri, ai deklaroi hapur në emër të Partisë Socialiste se nuk kanë pasur asnjëherë qëllim të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Ndërkohë që ai pretendon se PD nuk ka paraqitur një projekt, ky projekt ekziston dhe mund të shihet qartë.

 

Nga ana e tij analisti Sami Neza, theksoi se ndryshimi i sistemit zgjedhor prek drejtpërdrejt ndarjen e qeverisë nga partia në pushtet, ndonëse vetëm ligji nuk mjafton.

 

PD ka qenë e qartë për një gjë të paktën javët e fundit: për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që nënkupton kalimin në një zonë zgjedhore të vetme. Në këtë këndvështrim, PD e shpreh qartë vizionin e saj, pavarësisht debateve të krijuara. Ky është një element bazë, sepse arrin të adresojë deri diku problemin e madh të ndarjes së qeverisë nga partia. Në të gjitha rastet, të gjitha sistemet zgjedhore kanë prodhuar si zgjedhje shumë të mira, ashtu edhe shumë të këqija. Ne kemi pasur me këtë sistem ekzistues zgjedhje që në vitin 2009 sollën pozitën dhe opozitën në shifra të barabarta 70 me 70, ndërsa në vitin 2013 solli humbjen e qeverisë. Megjithatë, më pas pesha e qeverisë në zgjedhje u rrit duke vendosur në plan të parë partinë që ishte në pushtet, çka bëri që zgjedhjet në Shqipëri të deformohen. Sot zgjedhjet janë deformuar dhe partia e opozitës përballet drejtpërdrejt me makinerinë e qeverisë. Këmbëngulja te ndarja e qeverisë nga zgjedhjet është tejet e rëndësishme, por shtrohet pyetja: a e zgjidh këtë vetëm një ligj i mirë? Unë mendoj se një ligj i mirë dhe i monitorueshëm nuk është i mjaftueshëm, pasi një parti politike e ka jashtëzakonisht të vështirë të përballet e vetme me qeverinë. Në këtë kontekst, nëse PD nuk del forcë e parë, votat e partive të vogla rrezikojnë t'i kalojnë automatikisht partisë së madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy