Rama: Ndërkohë që ne bëjmë fushatë po bëhet një puç kundër reformës në drejtësi!

Rama: Ndërkohë që ne bëjmë fushatë po bëhet një puç kundër reformës në drejtësi!

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish Reformës në Drejtësi duke thënë se teksa fushata elektorale ka zënë të gjithë veprimtaritë, në anën tjetër, një grup “skuthash” po tentojnë të bëjnë një puç.

Rama e ka fjalën për Unionin e Gjyqtarëve, të cilët këtë të mërkurë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, duke hedhur akuza jo të pakta, të cilat herë të tjera kanë marrë mjaft kritika.

"Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi. Një tentativë, një puç për vettingun. Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës.Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin vettingun. Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS” tha Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy