
Aktorja Cynthia Nixon humbet betejën për postin e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut. Aktorja e serialit të njohur “Sex and the city” u mund lehtësisht në zgjedhjet paraprake të demokratëve nga rivali Andreë Cuomo.
I mbështetur nga krerët më të lartë të demokratëve, Cuomo vijon në këtë mënyrë rrugën drejt mandatit të tretë.
Nixon, 52 vjeçe, përfaqëson krahun liberal në gjirin e demokratëve, shpresonte te një sukses i ngjashëm me atë të Ocasio-Cortez, 28-vjeçarja që disa javë më parë mundi rivalin, i cili kishte mbështetjen e “gardës së vjetër” të demokratëve, duke siguruar një vend në kongres.
Por siç kishin parashikuar edhe sondazhet, Cuomo ka fituar thellë me rreth 66% të votave.



