Pas fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin rreth perimetrit të Kryeministrisë dhe më pas drejt AKSHI-t, duke vazhduar lëvizjen në formë rrethore në zonën përreth.
Ata kanë paralajmëruar se mund të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në protestë është vënë re edhe pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora, të cilët i janë bashkuar tubimit, duke e bërë atë më masiv.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të protestuesve drejtuar kryeministrit:
“Je i rrethuar, s’ke për të shpëtuar. Pas rrethimit të Kryeministrisë do të vijnë hekurat dhe burgu. Ik nga Kryeministria, se të pret qelia”.



