Astrologia Shyle sjell parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit

Astrologia Shyle sjell parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit

Astrologia Denisa Shyle edhe këtë fillim jave solli parashikimin e 12 shenjave të Zodiakut dhe mënyrën e fatit se si do të gjenden ato.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo u shpreh se kjo javë do të karakterizohet me sfida sa i takon të ardhurave financiare por edhe një rritje vlerash të cilat do të ndikojnë në rrugëdalje nga kënde të ndryshme negative.

Dashi

Kemi një energji të lartë por Marsi në një kënd negativ kjo i bën që të jenë pak ankthioz, dhe mund të kenë probleme dhe mosmarrëveshje të vogla me shoqërinë. Por nëse arrijnë të komunikojnë shumë mirë, do të arrijnë ti zgjidhin ato.

Demi

Kemi lajm pozitiv dhe negativ për ta. Një rritje në karrierë, por duke qenë se kanë një kënd negativ kjo d.m.th. që do të jetë sfidues, do të dalin më pas probleme pas kësaj rritje. Personat që do të marrim më shumë ndihmë do të jenë ata që kanë bashkëpunime me të tjerët.

Binjakët

Shenja më ë ndikuar e kësaj jave dhe në mënyrë pozitive edhe sa i takon sfidës. Për ata që nuk janë në një lodhje, ndikimi do të jenë ata vet, nëse arrijnë të komunikojnë më mënyrë të duhur për gjërat që do ti bëjnë ballë. Do të kenë rritje pothuajse në çdo gjë.

Gaforrja

Duke qenë se jemi drejt një Hënë të plotë, energjia është duke u rritur. Do të kemi pak vështirësi për ta kontrolluar në disa raste, do të jemi më pas ekspresiv seç duhet. Mund të kemi probleme sa i takon shpenzimeve qe mund të jenë të momentit por që mund të krijojnë probleme gjatë gjithë muajit. Zhvillime në çështjet e zemrës dhe karrierë.

Luani

Luani është në një fazë rritjeje. Mund të jenë pak më gjakftohtë përsa i përket lidhjeve të tyre sentimental, gjatë kësaj periudhë mund të kenë pasur kriza, por me kalimin e Venusit te kjo shenjë, gjuha e tyre e dashurisë do të ndryshojë. Për ata që nuk janë në lidhje, do të jetë muaj që do të ketë fillime dhe njohje të reja.

Virgjëresha

Do të kemi një ndikim të madh pothuajse ne gjithçka, por ndikimi më i madh do të jetë lidhur me partnerët e tyre. Të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj jave lidhur me shëndetin e tyre, mund të lodhen dhe të ndikohen nga kjo. Kjo javë është vendimtare për ata që kanë për të diskutuar diçka me eprorët dhe kolegët e tyre për të komunikuar atë që duhet sepse kemi tendencën për ti ekzagjeruar gjërat, si tip analitik dhe detajist.

Peshorja

Do të kenë një rreth shoqëror pak më të zgjeruar, do të argëtohen këtë javë më ta. Javë vërtetë pozitive, rritje pothuajse në gjithçka. Mund të jenë pak të nxituar por të jenë pak më të vëmendshëm.  

Akrepi

Nder shenjat më të sfiduar të javës, në karrierë dhe familje pro këto sfida mund të kthehen ne oportunitet për tu zhvilluar. Mund të marrin ndihëm edhe nga familjarët e tyre të cilat i zbresin me më këmbë në tokë.

Shigjetari

Rrugëdalje për veten e tyre duhet të jenë ata vet. Do të arrijnë të komunikojnë në një mënyrë më të ndershme. Kemi një rritje sa i takon botëkuptimit që ata kanë, por të jenë më të kujdesshëm, mund të bëhen më agresiv në momenti që nuk do të plotësohen kërkesat e tyre.

Bricjapi

Ndikime shumë të rëndësishme edhe për këta në lidhje me karrierën, jemi në një fazë kur këto shenja janë në rritje. Gjatë kësaj jave, do të kenë të ardhura materiale, por nëse arrijnë të kuptojnë mirë personat që i kanë rreth e rrotull por u këshilloj të përdorin shumë intuitën e tyre. por mund të kenë edhe mbyllje të bashkëpunimeve ose rikthime te bashkëpunimeve të vjetra.

Ujori

Është në fazën e rritjes, po i shtyn Plutoni të ecin përpara, mund të jene dramatik por kjo do ti ndihmojë ata që të gjejnë një gjuhë të përbashkët me gjithkënd që kanë rrotull. Ndihmën më të madhe do ta marrin nga shoqëria e tyre.

Peshqit

Është në ndikime pozitive, por Saturni do të kenë kënd negativ por për shenjen e peshqve këshilla ime të kenë besim te vlerat që u japin shoqërisë. Do të kenë rritje ne karrierë dhe brenda familjes. Gjatë kësaj javë duke qenë se do të kemi një Hënë të plotë, mund të kemi edhe ndryshime lidhur me shtëpitë e tyre, ose lajme të mira lidhur me fëmijët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy