Bregu: Nuk do të ketë ekstradim të Juljan Meçajt nga Dubai. Atentati u bë ndaj Lahos dhe jo ndaj prokurorit Ndoji (VIDEO)

Bregu: Nuk do të ketë ekstradim të Juljan Meçajt nga Dubai. Atentati u bë ndaj Lahos dhe jo ndaj prokurorit Ndoji (VIDEO)

Julian Meçaj, i njohur si numri dy i “Bandës së Durrësit” dhe mbi të cilin rëndon një masë sigurie "arrest me burg" e dhënë nga Gjykata e Posaçme, është ndaluar nga autoritetet në Dubai.

Gazetari Sokol Bregu beson se nuk do të ketë një ekstradim nga Dubai drejt Shqipërisë të këtij personazhi të botës së krimit. Në studion e MCN Live, Bregu tha se duhet një akuzë e jashtë zakonshme që të ndodhë ky veprim.

Është gjykata ajo që nuk e lejon ekstradimin e çdo personi, të ekstradosh nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me shtetin atje. Duhet të jesh shtet i fortë për të tërhequr dikë.

Arrestimi duhej të kryhej. Nuk mendoj se do të kemi ekstradim të personit në fjalë. Lulzim Berisha aty ishte, lëvizi në Spanjë se do harxhonte para. Paratë harxhohen nëse nuk je i përfshirë në një aktivitet kriminal. Nuk mendoj se do të ketë një histori ekstradimi sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë. Nuk do të jetë rasti parë. Duhet të jetë akuzë e jashtëzakonshme, ose ndonjë akuzë që lidhet me terrorizmin.

Më tej, Bregu tha se atentati i vitit 2019 nuk ishte ndaj prokurorit Arjan Ndoji, por ndaj Aleksandër Lalos.

Ekzekutori fizik, ai që ka qëlluar kishte borxh diku dhe iu ofrua shlyerja në këmbim të ekzekutimit. Unë mendoj se shënjestra nuk ishte prokurori pavarësisht se ashtu është thënë në dosje. Shënjestra ishte Laho dhe dyshohet se ndaj Meçajt, dhe ndaj Plarent Dervishit iu bë një atentat nga ky person. Atentat ku katër persona e rrethojnë e qëllojnë me kallash në Range  Rover dhe dyshohet se personi që është arrestuar në Dubai  në mënyrë të çuditshme me pistoletë i kthen zjarrin 4 personave me kallashnikov. Kjo mendohet në underground. Janë personazhe që kanë shumë konflikte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy