
Sipas një sondazhi në Twitter nëse Elon Musk duhet t’i shesë një pjesë të aksioneve ka rezultuar se miliarderi duhet të shesë rreth 10 përqind të aksioneve të tij të Tesla-s.
Në sondazhin me 3.5 milionë vota, Musk ka thënë se ai nuk merr rrogë në para ose bonus “nga askund” dhe ka vetëm aksione.
Demokratët në Senatin Amerikan kanë zbuluar një propozim për të taksuar aksionet e miliarderëve dhe asetet e tjera të tregtueshme për të ndihmuar financimin e agjendës së shpenzimeve sociale të Presidentit Joe Biden dhe për të mbushur një boshllëk që i ka lejuar ata të shtyjnë taksat mbi fitimet kapitale për një kohë të pacaktuar.
Musk e ka kritikuar propozimin duke thënë: “Përfundimisht, atyre u mbarojnë paratë e njerëzve të tjerë dhe pastaj vijnë për ju”. Që nga 30 Qershori, aksionet e Musk në Tesla arritën në rreth 170.5 milionë dhe shitja e 10% do të arrinte në afërsisht 21 miliardë dollarë.



