<p>Bota po shkon drejt një rendi të ri ndërkombëtar. Sipas ish-ambasadorit Roland Bimo, Europa po e lë veten jashtë këtij realiteti të ri.</p> <blockquote> <p><em>Nuk më duket çudi që zoti Trump të jetë shumë i apasionuar të përsërisë një fotografi në Jaltë të Ruzveltit, Çërçillit dhe Stalinit, kurse kjo e kësaj radhe të jetë Ji Xingping, Trump dhe Putin. Një treshe që përcakton konfigurimin se si do të funksionojë bota në të ardhmen. Ka një analizë, sipas të cilës Europa po përjeton shekullin e turpërimit të saj, duke e lënë veten e vet pa asnjë lloj identiteti politik, diplomatik dhe strategjik. Duke e lënë veten thjesht një hapësirë ekonomike, sot ka bërë që të mos jetë në gjendje të thotë asgjë reale. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/hbk66asofWU?si=xR6YxGhPRtkOFqFM" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



