Rindërtimi, Tomorri: Procesi duhet verifikuar, janë prokuruar mbi 600 milionë  dollarë me procedura ekstraligjore

Rindërtimi, Tomorri: Procesi duhet verifikuar, janë prokuruar mbi 600 milionë dollarë me procedura ekstraligjore

Gazetari Klodian Tomorri ka qenë i ftuar ditën e sotme në MCN Economy për të folur për procesin dhe programin e rindërtimit. Tomorri tha se ky proces ka tre problematika kryesore.

Ka qenë një proces specifik. Duke qenë se është një proces kaq i madh do të kishte problematika, por ajo që ka ndodhur me rindërtimin është përtej problematikave normale. Kemi patur tenderime masive me procedura extraligjore që nuk parashikohet nga ligjet normale  Nëse do ishte e justifikuar 2 muajt e  parë të tërmetit nuk mund të justifikohej 2 vite më pas me procedura emergjente.

Problemi i dytë që shoh është përdorimi i këtij programi në funksion të përdorimeve politike. Paratë e rindërtimit u përdorën 1 javë para zgjedhjeve për të ndikuar votën.

Ishte një operacion në shkallë të gjerë i ndikimit të votës, sepse shumica e shumës është bërë në javën e fundit të zgjedhjeve. Nëse ti meritoje 500  mijë lekë kompensim u ndryshua. Ishte një operacion i mirfilltë i ndikimit të votës. Nuk ka ndodhur që një popull me sakrificën e vet të bëhet solidar me ata që u dëmtuan. Përdorimi i një programi solidar për qëllime politik të lë një shije të hidhur.

Probemi i tretë është ai i afateve. Ne kemi parë kur një herë u tha 31 dhjetori i vitit 2022, pastaj u tha pranvera e 2021, po ikën dhe pranvera e 2022. Është një proces që ka marrë 64 miliardë lekë. 44 miliard janë paguar në 2020-2021. Nuk dihet sa do të shkojë në total.

I pyetur për pjesën e financimit nga Turqia dhe e administruar nga vetë ky shtet Tomorri tha se mund të ketë ardhur për disa arsye si reduktimi I burokracive apo administrimi i procesit të prokurimit.

Një arsye mund të jetë që Turqia s’ka pasur besim si do të administrohet procesi iprokurimit.

Një arsye tjetër mund të jenë se ato donin që të përfitonin dhe kompanitë turke. Po ashtu mund të ketë lidhje me shpejtimin e procedurave. Qeveria turke ka menduar se mund te reduktojë burokracitë nëse e administron vetë procesin.

Tomorri tha se fondet e ardhura nga BE-ja janë përdorur kryesisht për të rindërtuar objekte publike si shkolla.

Fondet e ardhura nga BE kanë targetuar subjektet publike. Shumica e shkollave të rindërtuara janë rindërtuar me këto fonde. I gjithë procesi i tenderimit dhe mbikëqyrjes ka qenë nga vetë njesitë e BE. Qeveria shqiptare ka tenderuar banesat individuale, pallatet por jo findet q vijën nga donatorët. BE asokohe nxorri një dolument që thoshte se procesi do mbikëqyret nga vetë ata.

Një proces që duhet verifikuar nga fillimi se janë prokuruar 600 e ca milionë dollarë me procedura ekstraligjore. Prokuroria duhet të verifikojë çdo indicie. KLSH ka nxjerrë një raport paraprak. Ka qenë një process i centralizuar në termat e prokurimit. Bashkia ka prokuruar banesat e Tiranës. Fondi i Zhvillimit ka prokuruar shumë të mëdha për nëj sërë objektesh. Ka qenë një proces i ngadaltë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy