Dy avionë të tjerë me afganë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri.
Ministria për Punët e Jashtme bënë me dije se në orën 03:50 ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u akomoduan në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në strukturat hoteliere në Durrës.
Mësohet se shtetasit afganë u pritën në aeroport nga zv. ministrja e MEPJ, Megi Fino.
Ndërsa pak më parë në aeroportin e Rinasit ka mbërritur dhe avioni i pestë nga Afganistani me 28 persona në bord të cilët u akomoduan në Tiranë.
182 personat e mbërritur këtë të diel, çojnë numrin e qytetarëve afganë në Shqipëri në 417.



