Pavarësisht heqjes së pjesshme të taksës nga qeveria e Albin Kurtit, kushti kryesor i Serbisë për të rinisur dialogun me Kosovën, duket se Beogradi nuk ka ndërmend t’i rikthehet procesit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se nuk ka në horizont marrëveshje me Kosovën, madje as nuk po diskutohet një mundësi e tillë.
Lajmin e bën të ditur agjencia serbe e lajmeve FoNet.
Lidhur me takimin që ka pasur dy ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Vuçiç tha se është biseduar për avionë, hekurudhë dhe autostradë.
Madje Vuçiç ka paralajmëruar për tërheqje të tjera nga njohja e Kosovës.



