Basha çon vulën në gjykatën e lartë, Sefa: Vndimi i Apelit non sens juridik dhe ligjor, duhet vendimmarrje politike (VIDEO)

Basha çon vulën në gjykatën e lartë, Sefa: Vndimi i Apelit non sens juridik dhe ligjor, duhet vendimmarrje politike (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa në MCN Live ka komentuar çuarjen e vulës në Gjykatën e Lartë nga Basha pasi e konsideron si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ai u shpreh se Gjykata e Lartë ka qenë e qartë në vendimmarrjen e saj dhe se Apeli duhet të hetojë se kush ka qenë përfaqësuesi i Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se statusi i korrikut nuk kishte hyrë në fuqi kur u bë kuvendi i dhjetorit.

Sipas tij ka nevojë për një vendimmarrje politike dhe nga strukturat u vendos të ndiqej në rrugë juridike.

Drupal Ad

 

 

 

Eksperienca na ka treguar se ngarkesa e gjykatës së lartë nuk të garanton dot se mund të kesh një afat të afërt për tu gjykuar. Ne besojmë se apeli nuk ka marrë në konsideratë detyrat. Gjykata e apelit si hyri fare shqyrtimit të kësaj çështje.

Gjykata e lartë kishte detyruar apelin ta konsideronte jo me palë por vetëm një palë e vetme dhe kush e përfaqësonte PD. Apeli në vlerësimin tonë e ka vlerësuar gabim dhe ka përcaktuar sikur janë dy palë.

Vendimi është i formës së prerë dhe Rithemelimi është organi drejtues i PD sot. Ajo që ne themi në rekurs është fakti se apeli ka bërë një non sens juridik dhe ligjor. Gjykata e lartë ka qenë e qartë në vendimmarrjen e saj, prandaj ne mendojmë se gjykata e lartë duhet të vlerësojë të gjithë çështjen dhe të shoh vendimet e apelit.

Apeli duhet të hetojë se kush është organi që e përfaqëson PD dhe fakti është se nga 21 mars 2023 deri në momentin e ankimit sipas kolegjit zgjedhor me vendimmarrje kryetar i komanduar ka qenë Alibeaj. Dhe si rrjedhojë kishte tagrin të bënte dhe ankimin.

Kuvendi i 11 dhjetorit bazohet në një statut që nuk kishte hyrë ende në fuqi. Sot juridikisht ajo është parti e Sali Berishës dhe pavarësisht se ne tentuam që ajo të bëhet partia e shqiptarëve që besojnë në lirinë e zgjedhjes së lirë, u kthyem sërish në partinë 33 vjeçare të Berishës.

Ne kishim argumentin se ka nevojë për një vendimmarrje politike dhe u mor një vendim që të ndiqet rruga ligjore dhe për të treguar se kemi besuar dhe jemi të bindur se ajo vendimmarrje është e padrejtë dhe e pa mbështetur në ligj, edhe pse është gjykata e lartë ajo që do e vlerësojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy