Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA, trajneri i klubit “Tirana”: Nuk marrim mbështetjen që duhet (VIDEO)

Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA, trajneri i klubit “Tirana”: Nuk marrim mbështetjen që duhet (VIDEO)

Në ditën e dytë të Kampionatit të 8-të Ballkanik i Arteve Marciale Mikse i cili po zhvillohet në Tiranë, vijojnë ndeshjet ku të pranishëm janë 120 konkurrentë.

Njëri nga trajnerët pjesëmarrës tha për mikrofonin e MCN se klubi i Tiranës prezantohet me dy sportistët më të mirë në peshën 65-70 kilogramë, por ngriti shqetësimin se ky sport nuk po merr mbështetjen e duhur.

Ndryshe nga sportet e tjera që bëjnë vetëm një fazë përgatitore në vit, bëjmë kampet përgatitore gjatë vitit. Tre muaj para përballjes stërvitja është intensive.

Të vetmit sportistë në vend që marrin një dietë ushqimore prej 250 mijë lekësh të vjetra, janë vetëm dy. Nuk po i marrim ato që na nevojiten, por po mundohemi që ti mbështesim.

Nuk është hera e parë që marrim pjesë në këtë kampionat, por këtë vit treguam përgatitje më të mirë dhe morëm rezultat.

Ndërsa njëri nga sportistëtët shqiptarë cili u përball me nënkampionin e Europës, se pas dy muajsh stërvitje intensive, arriti të fitojë.

Kam gjashtë vjet që merrem me këtë sport. Edhe familja më ka suportuar. Stërvitem dy herë në ditë për këtë sport.

Për të pasur rezultat nuk duhet të bësh gjë tjetër, veçse stërvitje, gjumë, regjim ushqimor.

Mbrëmjen e sotme pritet të ndahen tre çmimet e para për kategoritë pjesëmarrëse. Numri më i madh i lojtarëve pjesëmarrës është nga Bullgaria, ndërsa Shqipëria renditet e dyta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy