Teksa deputetët e Sali Berishës vunë sot në skenë skenarin e kaosit me qëllim bllokimin e seancës maratonë për buxhetin 2024, nga ana tjertër maxhoranca miratoi pa debat buxhetin 2024 ndërsa grupi i Berishës hodhi tymuese.
Gazetari Mariglen Kume, tha në studion e MCN live, se problemet dhe kaosi pritej nga ana e opozitës, porse ajo zgjati më pak se që pritej.
Pritej se do të ndodhte kështu, madje u treguan pak rezistent nga ana e PS, sepse u mendua se do të zgjaste pak më tepër duke qenë se vet kryeministri Rama shkoj në seancën e Parlamentit qe në orën 9, ka shkuar edhe eskorta dhe pritej që do të merrte pjesë në seancë, duke qenë se diskutohej në parim projektbuxheti 2024. Çka do të thotë se diskutohet edhe do të kthehet në komisionet parlamentare duke marrë parasysh edhe kërkesat që kanë bërë secili nga ministritë apo drejtoritë përkatëse.
Në këtë fazë miratohen pak a shumë politikat në makro nëse janë apo nuk janë dakord qoftë shumica dhe pakica dhe më pas do të diskutohen ne parlament.
Ishte planifikuar se do kishte problem dhe kaos, porse jo kaq shpejt, herët e fundit ka zgjatur 17 minuta.
Kume, thotë se sipas burimeve, flitet që në diskutimin nen për nen të buxhetit në seancat e fund dhjetorit, pritet që deputetët e opozitës të qëndrojnë dy ditë pa dalur nga seanca e Kuvendit.
Kjo sipas tij për te penguar miratimin e buxhetit.
Nuk e di nëse do të arrihet por në diskutimin e projektbuxhetit që do të jetë dikur në seancat parafundit të dhjetori, kur do të kaloj buxheti nen për nen seancat maratone, ka një diskutim mes tyre qe mbase të qëndrojnë gjatë, meqë seanca do të zgjas dy ditë edhe deputetët të qëndrojnë dy ditë në atë seancë pa dalur nga Kuvendi.
Ata do të tentojnë, nëse do arrihet nuk e di, që të pamundësohet miratimi i saj, që të krijojnë pengesë, por nëse do të arrihet apo jo, nuk e di, por do të qëndrojnë deputet pa dalur.



