
24 vjeçarja Jetlira Xheka nga Dibra e Madhe, ishte e ftuara e parë në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”.
Ajo solli historinë interesante të jetës së saj që ka të bëj me vullnetin për punë.
Xheka foli për të gjitha profesionet që i ka provuar dhe se sipas saj puna e bën njeriun të aftë për jetë.
Unë ka filluar që 16 vjeç që kur kam nisur duke prodhuar produkte bio për fytyrën e trupin, të cilat i kam bërë më mjaltë dhe vajra, gjëra bio pra. Kisha shumë punë në tërë Maqedoninë sa që nuk arrija tu plotësoja tërë kërkesat.
Më pastaj u futa për dy vite në tv, por nuk u përshtata me njerëzit.
Më pas e vazhdova me parukieren, tani kam sallonin tim, kam shumë punë sepse kam arritur klientelën time.
Por me profesionin e bletarisë kam lindur, dhe rritur, 24 vjet jam bletërritës. Babi ka 40 vite që merret më këtë profesion, dhe unë kam edhe tikTokun që postoj gjithë kohës dhe aty nxjerr video për profesionin e bletares.
Unë e çuaj krenari këtë profesion, janë mbi 100 koshere, nuk e kam fare kompleks, është krenari. Një video e imja është arritur 2 milion klikime.
Xheka thotë se profesionet e saj në të ardhmen janë parukeria dhe bletaria, për të cilat thotë se ka investuar së më shumti.
Parukeria ka fitim dhe është mirë të mos lihet pas dore, pastaj kur bëhesh dhe din ca gjëra dhe investon në to, nuk është mirë që ta lesh.
Ne jemi katër në familje, babi më ka thënë që bletët do të mi lërë trashëgimi. Poashtu as tikTokun nuk do ta lej.



