Fëmijët me spektrin autik, Bajrami: Ka mungesë mësuesish mbështetës në shkolla, pensioni është qesharak

Fëmijët me spektrin autik, Bajrami: Ka mungesë mësuesish mbështetës në shkolla, pensioni është qesharak

Drejtoresha e Klubit Kombëtar të Prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik, Egla Bajrami, ka deklaron se fëmijët autikë marrin një pension qesharak, ndërkohë që terapitë janë shumë të shtrenjta.

Në një intervistë që ka dhënë në edicionin e lajmeve në MCN TV, Bajrami tha se një tjetër mungesë ka të bëjë me mësuesit ndihmës nëpër shkolla numri it ë cilëve është shumë i reduktuar.

“Përveç pensionit social është zero ndihma që jepet. Ata kanë nevojë të shkojnë dhe jashtë për trajtime specifike dhe të gjitha duhen paguar vetë, ata mbulojnë vetëm disa analiza”, tha Bajrami.

Intervista:

Znj. Barjami, ju jeni vetë nënë e një fëmije me spektrin autik dhe nga ana tjetër drejtoni Klubin Kombëtar të Prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik, prandaj dua t’u pyes si është jeta e një fëmije me spektrin autik, dhe me gjerësisht e familjes?

Bajrami: Fëmija në moshën e hershme është në botën e vet dhe familja duhet të futen në botën e tyre. Kur prindërit e marrin vesh, ata jetojnë çdo ditë përballë të panjohurës sepse çdo ditë është e ndryshme. Është shumë e vështirë sepse në vendin tonë nuk ofrohen shërbime për trajtimin e këtyre fëmijëve. Ose duhet ti çosh në provat me shuma marramendëse. Tirana ka filluar të lëvizë por jo konkretisht vetëm me këtë spektër.

Znj. Bajrami, fëmijët me spektrin e autik mbështeten nga qeveria shqiptare me pension mujor. Sa varion ky pension?

Bajrami: Pensioni është qesharak, me vlerësimin biopsikosocial është bërë edhe më qesharak. Ka një shkelje të të drejtave. Fëmijët marrin 10500 dhe mbi këtë bazë të ngrihej. Nuk mund të shkojmë në ulje dhe këtu kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të këtyre fëmijëve. Është shumë minimale, por nuk mund të shkojmë dhe një herë në 2004-ën dhe ne po përgatisim draftin që të shkojë në parlament.

Për çfarë terapish kanë nevojë fëmijët me spektrin autik dhe sa kushtojnë?

Bajrami: Trajtimi nuk duhet bërë vetëm tek fëmijët. Trajtimi është familjar. Kemi terapitë dhe logopedi kryesisht. Janë terapitë sportive, terapitë e kafshëve. Kali apo delfini i ka bërë ata fëmijë të flasin. Është dhe fizioterapia sepse këto fëmijë kanë kontraktime dhe nuk shprehen. Këto nuk ofrohen. Përveç pensionit social është zero ndihma që jepet. Ata kanë nevojë të shkojnë dhe jashtë për trajtime specifike dhe të gjitha duhen paguar vetë, ata mbulojnë vetëm analizat.

Një çështje që ju e keni trajtuar shumë këtë vit ka qenë dhe emërimi i mësuesve mbështes në shkolla. A ju plotësua kjo kërkesë dhe sa orë janë këta mësuesë në ndihmë të fëmijëve?

Bajrami: Mësuesi ndihmës u plotësua por ato janë me kontratë periodike. Vlerësimi varet nga komisionet e ZVA-ve. Komisioni bën vlerësimin se sa mësues duhet të shtohen në vit.

A ju sigurohet transporti fëmijëve me spektrin e autizmit?

Bajrami: Transporti po ashtu është i pasiguruar. Libreza nuk njihet dhe i kanë zbritur. Ne po kërkojmë të drejtën që është bërë e pamundur. Ne kemi filluar një projekt gjithëpërfshirës dhe po i marrim në shpi me vullnetarë dhe nga ana tjetër i presin të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy