
Kuvendi po zhvillon mocion me debat për dekretin e Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Presidenti ka kompetencë për dekretim dhe jo zhdekretim.
“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është hapur antikushtetues.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla e ka cilësuar si të pavlefshëm aktin e presidnentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se e ka kërkuar këtë debat i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë në këto 28 vite. Balla u kërkoi debutetëveqë të miratojnë rezolutën. Ai theksoi edhe njëherë se zgjedhjet do të bëhen. "Dua t'ju informosj që para 9 muajsh, kryetari i shtetit e ka kryer këtë procedurë dhe unë si kryetar i grupit të PS i kam propozuar datën 9 qershor. Presidenti me të drejtë tha janë dy data ose 23 ose 30. Presidenti më bindi dhe unë u binda që data 30 të jetë e vetmja datë e zgjedhjeve. Meqënëse ka ardhur koha që të zbardhen të gjitha bisedat", tha Balla.
Nga ana e saj kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ka cilësuar si të pa vlefshëm juridikisht projekt-rezolutën e PS. Deputetja Hajdari, thotë se organi i vetëm që mund të konstatojë shkeljen e Presidentit me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve është Gjykata Kushtetuese.

"Rezoluta nuk ka vlerë juridike, ngre presionin dhe shantazhon Presidentin. Gjykimin e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Mocioni i shkarkimit për presidentin vjen me 34 deputetë. Fakti që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është fatkeqësi e madhe. Prandaj shqiptarët po shohin një lojë të shpifur. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje".
“Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka për deytrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër? Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflik i pastër personal’, tha Hajdari.
Ndërkohë rreth 250 forca policie janë angazhuar para Parlamentit. Gjithashtu perimetri i jashtëm i saj është rrethuar nga gardhi metalik dhe teli me gjemba, një masë kjo e marrë edhe më herët nga ana e uniformave blu në seancat e kaluara.

Sot kuvendi pesë orë debat për dekretin e presidentit
Kuvendi mblidhet sot në séancën e paralajmëruar të gjatë plenare. Ashtu sikurse është bërë me dije sot do të zhvillohet debati i gjerë për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Në rendin e ditës së publikuar në faqen e Kuvendit thuhet se mocion-debati është kërkuar nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.
Ndërkohë dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve u vendos 5 orë debat për dekretin e presidentit si dhe është bërë publike projekt-rezoluta e hartuar nga PS.
Ndërkaq, kreu i qeverisë bën të ditur se sot prej orës 12:00, do të jetë i pranishëm në kuvend, për të diskutuar për dekretin e presidentit
"Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE” shkruan Rama në twiter.
Kujtojmë se menjëherë pas zyrtarizimit të dekretit të Metës, PS ka kërkuar shkarkimin e presidentit.



