
Kryeministri Edi Rama ka regauar pas konfirmimit të Agjencisë Europiane të Barnave për sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinës AstraZeneca.
Rama thotë se tashmë do të vijojë vaksinimi masiv, deri sa të dalim nga “tuneli i pandemisë”.
“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama në Facebook.



