Sonila Shala shqiptarja në Itali specialiste e gjuhës shqipe në një lidhje skype me ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për vështirësitë e fillimit që ajo ka hasur për tu pajisur me dokumente dhe faktin që të tjerët i thoshin se është shumë e vështirë për tu bërë.
Ajo tregon i është dashur gati 6 muaj për të kuptuar se letrat italiane jo vetëm që bëheshin lehtë por kishte disa mënyra për ti realizuar ku ajo shfrytëzoi atë përmes fëmijëve.
Më pas peripecitë dhe eksperiencat e saj vendosi ti ndajë me shqiptarët e tjerë në një faqe TikTok që hapi ku u njoh me shumë eksperienca të tjerë nga shumë shqiptarë dhe sot puna e saj është ndihma që ajo i jep të tjerëve për tu pajisur me letra.
Kur erdha në Itali ma bënë shumë të vështirë procesin e bërjes së dokumenteve por duke qenë se e njihja shumë mirë gjuhën kur erdha këtu e kuptova se kishte 5-6 mënyra për ti bërë letrat. Pas gati 6 muajsh e kuptova se kishte disa mënyra të lehta për ti bërë letrat. Unë i kam bërë përmes fëmijëve, që është dhe mënyra më e lehtë. Nëse jeton në Siçili dhe pse është një realitet i vështirë ti i merr dokumentet shumë më lehtë se sa në Lombardi. Ne shqiptarët e gjejmë gjithmonë zgjidhjen bëjmë dokumentet në Siçili dhe shkojmë jetojmë në Lombardi.
Por ne kemi shkollat, dhe se kuptoj pse shumica e shqiptarëve synojnë ti bëjnë dokumentet me anë të punës kur mund ti bëjnë me anë të shkollës. Ne në Shqipëri kemi një mentalitet shumë të mbyllur dhe mendojmë se nuk është e lehtë të bësh dokumentet por jo vetëm që bëhen por është shumë e lehtë të bëhen dhe më pas të hapen të gjitha rrugët e Evropës. Mua më mësoi eksperienca për ti bërë dokumentet.
Hapa rrjetin social tiktok dhe nisa të bëjë dokumentimin e përvojës time dhe aty pastaj mu mblodhën pafund eksperienca, dikush me kontratë pune, dikush me fëmijët, dikush me shkollën, dikush me zanatin etj dhe tani jam bërë mësuese për dokumentet italiane dhe mund të them se një nga shtetet që ka më shumë lehtësi për të marrë dokumente është Italia.
Në Shqipëri bëja tre punë dhe nuk arrija dot të kurseja për të bërë një palë pushime, në Shqipëri nuk ka meritokraci dhe prandaj isha e detyruar të mendoja se këtu ku po jetoj unë sot nesër do jetonin fëmijët e mi. I gjithë truku për letrat është se duhet të kesh një person që do të ndihmojë se pastaj ti mban vetë veten.



