Nuk ka qetësi për Turqinë. Pas sulmeve në lokalin e natës dhe ai para gjykatës një tjetër ngjarje terroriste ka tronditur Turqinë këtë të martë.
Një kamikaz që do të hidhte veten në erë në stacionin e policisë në Gaziantep të Turqisë, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë turke. terroristi i vrare Ai u neutralizua teksa po përpiqej të hynte në stacionin policor.
CNN turk shkruan se ishin disa terroristë, por njëri prej tyre që kishte bombë në trup, mbeti i vrarë. Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë.
Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes.



