
Është gjendur trupi i 10-vjeçarit i cili u mbyt në lumin Fan të Mirditës.
Trupi i pajetë i Sevastian Laskës është gjetur nga polumbaret, tek diga e hecit te Repsit, disa km nga vendi ku është mbytur.
Kujtojmë që 10-vjeçari u mbyt në lumë pasditën e 5 prillit teksa po luante futboll me shokët.
Njoftimi i plotë: Nxirret trupi i pajetë i 10-vjecarit që u mbyt në lumin Fan, polumbarë të FA kërkime prej 10 ditësh
Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.
Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.



