Tre pikat ku do mblidhen protestuesit, do të ketë mjete piroteknike dhe molotov (VIDEO)

Tre pikat ku do mblidhen protestuesit, do të ketë mjete piroteknike dhe molotov (VIDEO)

Rreth dy orë para nisjes së protestës së orës 17.30 të thirrur nga Partia Demokratike, simpatizantët kanë nisur që të mblidhen në selinë blu.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për edicionin e lajmeve të MCN TV se simpatizantët do të pajisen me vuvuzela apo pankarta, ku do të shkruhen mesazhet e protestës.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në tre pika.

Njëra nga pikat do të jetë në selinë e PD, ku deputetë së bashku me sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka dhe kreun e grupit Gazment Bardhi do dalin për të mashtruar drejt kryeministrisë.

Pika tjetër është sheshi “Skënderbej” dhe pika e tretë sheshi “Nënë Tereza”.

Grumbullimi do të jetë para kryeministrisë ku është ngritur një podium dhe do të dalin me radhë për të mbajtur fjalime, Flamur Noka, Gazment Bardhi, dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha, do të mbajë një fjalim online, për shkak se ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në shesh nuk do jetë Berisha, Meta dhe Kryemadhi, të cilët mësojmë se ndodhen jashtë Shqipërisë. Do të jenë vetëm grupi i politikanëve të rinj.

Protesta sipas lejes që është kërkuar nga Partia Demokratike pritet të zgjasë 3-4 orë, para kryeministrisë.

Përpos pankartave do ketë dhe mjete piroteknike, kapsolla, edhe molotov që do të hidhen drejt Kryeministrisë.

Nga komunikimi me eksponentë të PD, mësojmë se nuk do pengohen qytetarët të shprehin mllefin e tyre, mjeti i dhunës, do të jenë lëndët piroteknike, por edhe shishet molotov, siç është bërë me dije deri tani.

Në selinë e PD ka mbështetës të ardhur nga rrethet, të cilët kanë nisur të vijnë që në orët e para të ditës së sotme me transport publik, pasi me mjete private ndalohen nga policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy