Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se nuk përbën lajm fakti nëse ai shkon në SPAK.
I pyetur nëse ka pasur një fletë-thirrje për çështjen CEZ-DIA, Meta tha se çështje të tilla nuk ekzistojnë, duke i cilësuar tema të lodhura, pa përmbajtje.
Këto janë lajme tërësisht banale. Sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura, dhe nuk përbën asnjë lajm fakti që Meta të shkojë në SPAK dhe te Prokuroria, sepse ka qenë gjithmonë, ky është dallim i fortë i Metës me Ramën dhe me këdo tjetër. Kam qenë në SPAK si kallëzuar, me fakte, me letra, me dokumente. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do shkojë gjithmonë kur të më thërrasin, sepse s’kam asnjë shqetësim nga aktiviteti im në të kaluarën, sepse s’ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta fap e fap. Çështje të tilla nuk ekzistojnë. Po ekziston një çështje ‘Meta’ për Ramën, sepse është modeli i transparencës që Meta ka ndjekur gjithmonë”.
Ai tha se jemi në një linjë me PD-në, dhe çdo faktor opozitar, në rikthimin e vendit në parimet e shkallmuara të kontrollit dhe balancës.



