NASA publikon pamje të detajuara të Jupiterit dhe Ganymede (VIDEO)

NASA publikon pamje të detajuara të Jupiterit dhe Ganymede (VIDEO)

Sonda Juno e NASA-s ka fluturuar edhe më afër Jupiterit dhe hënës së saj më të madhe, Ganymede , se çdo anije tjetër kozmike në më shumë se dy dekada - dhe imazhet e kapura janë të mrekullueshme.

Juno iu afrua Ganymede më 7 qershor, përpara se të bënte fluturimin e saj të 34-të në Jupiter të nesërmen, duke udhëtuar nga poli në pol për më pak se tre orë.

Të enjten, NASA publikoi ​​një seri imazhesh të kapura nga “JunoCam” i anijes kozmike, duke dhënë një këndvështrim të "kapitenit të anijes" për secilin fluturim. 

Ato shënojnë pamjet e para nga afër të hënës më të madhe në sistemin diellor që kur “Galileo” fluturoi për herë të fundit në vitin 2000.

Videoja e cila zgjat tre minuta e gjysmë, tregon hapësirën brenda 645 miljeve nga Ganymede me 41,600 milje në orë. 

Imazhet tregojnë rajonet më të zbehta dhe të errëta të hënës, që besohet të jenë rezultat i akullit, i cili ka kaluar nga gjendja e ngurtë në të gaztë.

Në video shihet teksa anija udhëton dhe në Jupiter , një udhëtim 735,000 milje nga Ganymede të cili “Junos” e përshkon për 14 orë e 50 minuta. 

Të dukshme nga ai këndvështrim janë ciklonet në polin verior të gjigandit të gazit, si dhe pesë "varg margaritarësh" - stuhi gjigante që rrotullohen në hemisferën jugore, duke u shfaqur si ovale të bardha.

"Videoja në formë animacioni tregon sesa i bukur mund të jetë eksplorimi i thellë i hapësirës," tha Scott Bolton, drejtuesi i “rrugëtimit”  të Juno, në një deklaratë . 

Fluturimi tjetër në Jupiter, është udhëtimi i 35-të i Junos, dhe është planifikuar për në 21 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy