114 mijë dosje në pritje të gjykimit, Braho: Strategjia e KLGJ-së, e gabuar. Drafti nuk zgjidh asgjë, por propozon vendime të standardizuara

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, Braho: Strategjia e KLGJ-së, e gabuar. Drafti nuk zgjidh asgjë, por propozon vendime të standardizuara

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar një strategji kombëtare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata. 

Juristi Ledio Braho tha në studion e emisionit “MCN Economy” se drafti i KLGJ-së nuk zgjidh asgjë, dhe mënyra si perceptohet zgjidhja e ngërçit në sistem nga ky institucion është krejtësisht e gabuar.

Braho tha gjithashtu se Gjykatës Administrative të Apelit i duhet 14.6 vite për të gjykuar një çështje.

Nga vetë raporti që KLGJ ka prodhuar në fund të 2023 kanë qenë 114 mijë çështje të mbartura në të gjitha gjykatat shqiptare. Numrin më të konsiderueshëm e ka Gjykata e Tiranës, ku është ajo e  Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykata Administrative dhe Gjykatat e Apelit, që janë dy sipas hartës së re gjyqësore.

Bën habi, dua ta lidh dhe me aspektin e biznesit që KLGJ pranon që Gjykata Administrative e Apelit sot për të gjykuar një çështje i duhen 14.6 vite.

Mesa pashë unë nuk zgjidh asgjë. Bën përshtypje që flitet për vendime të standardizuara. KLGJ thotë se do bëhet inventarizimi i të gjithë këtyre dosjeve, do shihet cilat janë dosje të përafërta dhe bëjmë vendime të standardizuara. Nuk e di si kuptohet që të bësh një vendim standard për 5 apo 6 çështje. Sado që mund të kenë bazë ligjore të njëjtë një grup çështjesh, zgjidhjet patjetër që janë të ndryshme.

Prandaj shkohet në gjykatë se nëse janë kaq të standardizuara, atëherë i zgjidh administrata nuk kemi pse shkojmë në gjykatë. KLGj thotë tani standardizoi dhe të bëjmë vendime të ngjashme, apo urdhrat e ekzekutimit për detyrime të papaguara që bizneset kanë me njëri-tjetrin KLGJ pranon të bëhen nga sekretarët. Si mund të bëjnë sekretarët vendimmarrje të gjykatave? E lidh me marrëdhënien e besimit që ka sekretarja me gjyqtaren. Janë disa fjali që përveç se janë non sens juridik, janë në kundërshtim me dhënien e drejtësisë.

Mënyra si e percepton KLGJ zgjidhjen e këtij ngërçi që ka gjyqësori është krejtësisht e gabuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy