Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Pranim dorëzimi i detyrës së të parit të Qeverisë iu është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kjo pasi që ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mundi që ta dorëzojë mandatin sepse ka bërë të ditur se është në një vizitë në SHBA.

“Haradinaj nuk është këtu. Suksese të mëdha dhe shëndet. Për ju dhe për Kosovën është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Fillon një fillim i ri. Kemi sfida të mëdha dhe këto mund të përballohen vetëm me profeseionaliziëm”, tha Pacolli.

Para se të bëhej zyrtarisht doërzimi i detyrës, Kurti dhe Pacolli kanë kaluar pranë gardës së FSK-së.

Ndërkohë njerëz të shumtë ishin mbledhur për të shikuar nga afër këtë ceremoni dorëzimi.

08:16h  Kurti merr sot zyrtarisht postin e Kryeministrit

66 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës gjatë ditës së djeshme

Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re dje, me ç’rast lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është zgjedhur kryeministër. Gjatë ditës së djeshme po ashtu kryetare e re e Kuvendit u zgjodh nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani. Me anë të këtij hapi u jetësua marrëveshja LVV - LDK për arritjen e koalicionit qeverisës, sipas së cilës palët ishin marrë vesh që posti i kryekuvendarit t’i kalohej Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Albin Kurti sot në ora 11:00, do ta pranoj pozitën e kryeministrit nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

“Ne e kemi përmbushur obligimin kushtetues dhe nuk kemi koalicion me Listën Serbe, por në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk do ketë LVV-LDK-NDS-LS, aty do jemi në shërbim të Republikës sonë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe sipas programit tonë të dakorduar. Nesër diku në orën 11:00 do ta kemi pranim-dorëzimin në kryeministri dhe më pastaj edhe në ministri përkatëse dhe do kemi edhe një mbledhje ceremoniale të parë të qeverisë së re”, tha dje Kurti.

Pacolli do t’ia dorëzojë detyrën Kurtit në mungesë të Ramush Haradinajt i cili gjendet në Amerikë.

Vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook dje ka treguar se ai s’mund t’ia dorëzojë detyrën Kurtit pasi është jashtë vendit

Postimi i Haradinajt:

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy