Dhuna ndaj së resë/ Llabani: Ekspertim shëndetit mendor të të dyshuarit, me këmbën e tavolinës godiste vajzën (VIDEO)

Dhuna ndaj së resë/ Llabani: Ekspertim shëndetit mendor të të dyshuarit, me këmbën e tavolinës godiste vajzën (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani, rastin e 28-vjeçares e cila denoncoi dy ditë më parë dhunën e egër nga bashkëjetuesi i saj në polici, pasi kishte vetëm dy javë që kishte ardhur nga Gjermania ku dhe ishin njohur, e cilëson si të paprecedentë, për shkak të moshës kaq të re të të dëmtuarës dhe dhunuesit.

Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se nga kontakti me drejtues të komisaritit nr.2 dhe akuza në Prokurori, u konstatua se ka qenë plagosje e rëndë e vajzës.

Llabani bëri të ditur se të shtunën rreth 12.30, policia është vënë në dijeni të ngjarjes dhe shefi i komisariatit ka shkuar në urgjencë, ku ka parë gjendjen dhe konstatimin se një vajzë ishte dëmtuar me sende të forta në mënyrë makabre.

Bashkë me punonjës të tjerë të komisariatit nr.2 është shkuar në banesën ku jetonte vajza, por banesa është gjetur e mbyllur.

Është bërë shoqërimi i motrës dhe burrit të motrës së autorit, si persona që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Vetë viktima ka pohuar se mbahej peng i autorit dhe dhunohej, duke qenë peng i tij.

Po hetohet për kanosje, plagosje të rëndë, pritet që mjekësia ligjore të kryejë një ekspertizë për të parë deri ku ka shkuar dhuna.

Ajo shtoi më tej se edhe kur gjyqtarët kanë vendosur mbrojtjen e të dëmtuarave, ka pasur raste që ka pasur viktima, ashtu sikundër ka pasur raste që gratë kanë kërkuar sërish në gjykatë, që të rikthehet te bashkëshorti për arsye ekonomike.

Gleard Guzholli e ka pranuar ushtrimin e dhunës ndaj 28-vjeçares dhe ka shfaqur shenja të karakterit patologjik jonomral që nuk vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, por që vijnë dhe nga koha e qëndrimit të tij Gjermani.

Do kryhet një ekspertim për të kuptuar deri ku shkon shenja e tij e shëndetit mendor dhe fizik. Ai me një këmbë të tavolinës ka goditur disa herë vajzën.

Prokuroria ndaj tij do ketë 4 akuza. Prej vitit 2017, Kodi Penal ka ndryshuar duke rënduar shumë akuzat e krimit brenda familjes dhe dhunës brenda familjes.

Ne do përballemi me akuza shumë të rënda ndaj këtij personazhi. A do jetë vetëm dënimi me burg mjaftueshëm, por duhet të ketë një kërkesë të veçantë për mjekim të specializuar.

Kjo pasi në shumë burgje ka personazhe të akuzuar si të sëmurë psiqik që ndajnë qelitë me shumë persona të tjerë krejtësisht normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy