Ky fillim gushti nuk e ka ulur aspak përkushtimin e ish - kryeministrit, Sali Berisha për të denoncuar me anë të rrjetit social Facebook rastet që sipas tij vërtetojnë implikimin e ekzekutivit Rama me mbjelljen e kanabisit në zona të ndryshme të vendit. Mbasditen e së mërkurës Berisha ka bërë një tjetër postim, nga ato që i senjalizohen nga “qytetari dixhital” mbi mbjelljen e kanabisit, por këtë rradhë paksa i pazakontë.
Qytetari dixhital dhe postimi i Berishës bëjnë publike një foto (ku nuk duket asnjë fije kanabisi) në oborrin e një vile në Memaliaj që sipas tyre madje është në pronësinë e kryekomunarit të fshatit “Qivrym”…
Duhet pranuar se u munduam të mblidhnim informacione mbi këtë fshat me emër paksa të pazakontë dhe ende nuk na rezulton asgjë as për komunën e as për kryekomunarin e kësaj perle të këtyre ditëve të nxehta gushti. Gjithashtu ende nuk dihet nëse Berisha është vënë në lojë keqazi nga qytetari i tij dixhital apo pikërisht kjo shaka është pjellë e tij. Një gjë mbetet e sigurt, po t’i hidhni një sy komenteve poshtë postimit, shumë demokratë “e kanë ngrënë”.
Postimi i Berishës në Facebook:
Ne kryeqytetin e Kanabistanit!
Qytetari dixhital denoncon:
Arat me kanabis te pushtetareve te Edvin Shullazit. sb
"doktor nuk munda te fotografoja me shume, pamje nga prapa viles se kryetarit te komunes se fshatit qivrym ne qytetin memaliaj"



