Taksa e pronës pritet të vijë me një formulë të re nga janari i vitit 2018. Do të jetë pikërisht rekomandimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përfshin llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, që do të zyrtarizohet shumë shpejt nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Sipas dokumentit të FMN-së, ajo duhet të paguhet një herë në vit.



