Raporti i KLSH/ Semanaj: Mbrojtja kibernetike nën minimalen. Nga një institucion mund të hakerohen të tjera

Raporti i KLSH/ Semanaj: Mbrojtja kibernetike nën minimalen. Nga një institucion mund të hakerohen të tjera

Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV pas raportit të KLSH tha se mbrojtja kibernetike është nën minimalen.

Drupal Ad

 

 

 

Ai vuri në dukje se situata është kritike, pasi ka institucione që s’kanë A-në e sigurisë, dhe hakerimi i tyre mund të çojë edhe në hakerimin e institucioneve me perimetër sigurie më të fuqishëm.

Semanaj tha se është e papranueshme që s’ka anti-viruse, apo firewall-e në institucione të caktuara, ndërkohë që ato i disponojnë edhe qytetarët e thjeshtë.

"E gjithë situatë është shumë problematike. Nuk e di sa sensitive mund të jenë të dhënat e këtij institucioni, por nga ajo që paraqitet ato të dhëna s’janë thjesht të pasigurta, por mund të qarkullojnë nga punonjësi në punonjës, nga qytetari në qytetar. Nëse do kemi rrjedhje të dhënash nga ky institucion, do jetë shumë e vështirë për Prokurorinë për të kuptuar kush ishte përdoruesi që bëri nxjerrjen e të dhënave. Situata është alarmante, kritike. Nga raporti, jo të gjitha institucionet menaxhohen nga AKSHI. Kemi akoma institucione që s’kanë minimalen e sigurisë kibernetike.

Problemi kryesor është që nëse do kemi një institucion të hakeruar, hakerimi mund të shtrihet edhe te institucione të tjera, që mund të kenë perimetër të jashtëm sigurie më të fuqishëm dhe të kuruar. Duhet një ndërhyrje emergjente te ky institucion dhe të tjera, që s’kanë as A-në e mbrojtjes kibernetike. Përdorues që s’dihet kush i menaxhon, pajisje që s’kanë anti-virus, dhe s’janë të vendosura pas një firewall-i. Tani kemi qytetarë që po vendosin nëpër shtëpi firewall-e jo me institucione. Ne kishim mangësi në pajisjet kryesore, imagjino në pajisjet dytësore. Por pjesa më e madhe e hakerimeve s’ndodhin nga pajisjet. Mungesë kapaciteti kemi në Shqipëri. Vitin e fundit kemi përmirësim sidomos te infrastruktura kritike, ku specialistët në fjalë po trajtohen më mirë sa i takon pagesës.

Kemi një shtim të trajnimeve dhe të kapaciteteve teknologjike, por kjo po ndodh në institucionet kryesore. Shohim institucionin në fjalë që trajtimi është zero, ku teknologjia është e vjetër. Mjafton që të hakërohet një nga këto institucionet që janë në mëshirë të fatit, për t’u hakëruar AKSH-i. Kishim daljen e pasaportave dhe fotografive, pyetja është nga kanë dalë këto të dhëna. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një sistem që mban kartat e identitet dhe pasaportat. Po çfarë të dhëna të tjera kemi? Kemi shenjat e gishtave, ka të dhëna për agjentët, Policinë e Shtetit, krimet. Institucionet kanë zgjedhur rrugën më të thjeshtë, heshtjen!

Personalisht s’më duken si hakerime të reja, të dhënat e kartave të identitetit dhe pasaportave. Kemi të bëjmë edhe me të dhëna shërbimesh, email-e që janë pjesë e SHISH. Prandaj duhet të kemi transparencë, për të kuptuar se çfarë po ndodh. Mbrojtja kibernetike është nën minimalen. Edhe një qytetar përpiqet të kenë një anti-virus, apo të ketë një firewall, dhe mos lidhet me pajisje të pasigurta, dhe shohim institucione që përdorin pajisje end of life, që u ka mbaruar jetëgjatësia”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy