Mërtiri: Premtimi i Berishës për përmbysjen e qeverisë me protesta ishte utopik, mbështetës të "Foltores" po zhgënjehen

Mërtiri: Premtimi i Berishës për përmbysjen e qeverisë me protesta ishte utopik, mbështetës të "Foltores" po zhgënjehen

Sociologu Ergys Mërtiri tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se opozita është duke u bjerrë nga brenda dhe se premtimi që bëri Berisha kur ndërmori “Foltoren” është më i largët se kurrë.

Duke vijuar shpjegimin e tij. Mërtiri tha se premtimi i Berishës për të rrëzuar qeverinë me protesta ishte utopik dhe se gjithnjë e më shumë mbështetës të ish-kryeministrit dhe “Foltores” po zhgënjehen.

Opozita është duke u bjerrë nga brenda, ai premtimi për revolucion që Berisha bëri që kur nisi "Foltoren" duket më i largërt se kurrë. Dhe mbështetës të foltoren kanë filluar të zhgënjehen, Premtimi për revolucion, për rrëzimin e qeverisë me protesta është utopik. Nuk ka forcë që e ka këtë fuqi ti motivojë shqiptarë, ishte utopik premtimi për përmbysjen e qeverisë me protesta. Kam dëgjuar eksponentë që thonë do të përpiqemi, kanë shkuar nga premtimi dhe siguria që do ta rrëzojnë tek fjala "përpjekje". Shoh që Berisha nuk ka as grupin parlamentar, nuk po bën as protesta. Opozita s’po bëhet as në mënyrë institucionale as në rrugë.

Për momentin nuk kemi opozitë sepse kemi një përçarje të brendshme, qëllimi është kush do të marrë froni. Më duket se nuk janë dy palë, por 3-4. Dhe brenda foltores ka një përçarje, rivalitet mes Berishës dhe Metës. Të gjithë bashkë nuk e përmbysin dot. Duhet një opozitë e re , narrativë e re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy