Tregtarët e tregut të fruta perimeve në Vlorë ankohen se edhe pse jemi pranë festave të fundvitit, tregu është braktisur nga qytetarët, ndërsa këta të fundit ankohen se ka një rritje të çmimeve.
Tregtarët shprehen se ndikojnë dhe kushtet e tregut që të lenë për të dëshiruar, pasi ju premtua nga ana e Bashkisë Vlorë se do të ndërtohej një treg i ri por deri më tani mbetet thjeshtë një premtim për ta.
Teksa theksojnë se janë të rregullt në pagesat me taksat që Bashkia u merr, për ta vazhdon të mbetet situata e njëjtë një treg pa kushte ku tregtarët ndjehen të braktisur nga Bashkia Vlorë.
Papunësia dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria sipas tregtareve është faktori kryesor që po ndikon tek mungesa e të ardhurave dhe tek fuqia blerëse, se po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së blerësve.
Çmimet për mallrat e konsumit kanë shënuar rritje në të gjithë vendin duke nisur nga buka, produktet e qumështit por edhe artikujt e tjerë të shportës.



