Gjykata Administrative shqyrton sot padinë, Veliaj kërkon pavlefshmëri të emërimit të prokurorit që e arrestoi

Gjykata Administrative shqyrton sot padinë, Veliaj kërkon pavlefshmëri të emërimit të prokurorit që e arrestoi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë pritet të shqyrtojë sot kërkesëpadinë e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të prokurorit Ols Dado. Në seancë është konfirmuar edhe prania personale e Veliajt, sipas njoftimit të bërë nga mbrojtja e tij ligjore.

 

Padia është ngritur ndaj institucionit të Presidentit të Republikës dhe vetë prokurorit Dado, duke synuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit nr. 5936, datë 17 nëntor 2008, të firmosur nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi.

 

Sipas kërkesëpadisë, emërimi i Dados është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret e detyrueshme ligjore për ushtrimin e funksionit të prokurorit, përfshirë mungesën e përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

 

Veliaj argumenton se akti i emërimit është “nul”, pra juridikisht i pavlefshëm që nga fillimi, duke bërë që të gjitha veprimet e ndërmarra nga prokurori, përfshirë edhe ato ndaj tij, të jenë të cenueshme nga pavlefshmëria.

 

Në padi theksohet se masat e sigurisë ndaj kryebashkiakut, si dhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të tij, janë bazuar mbi një akt që konsiderohet i paekzistent juridikisht, çka sipas mbrojtjes sjell pasoja të rënda për institucionet dhe rendin kushtetues në vend.

 

Çështja ka marrë një dimension më të gjerë për shkak të përplasjes së fortë mes Veliajt dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili firmosi urdhër-arrestin ndaj tij në shkurt të vitit të kaluar. Prej 10 shkurtit, Veliaj ndodhet në paraburgim.

 

Në argumentimin e saj, mbrojtja e Veliajt e cilëson këtë proces si një test për shtetin e së drejtës, duke ngritur pyetjen nëse pushteti penal mund të ushtrohet nga një subjekt që nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të qenë prokuror.

 

Gjykata pritet të shprehet mbi një çështje që, sipas palës paditëse, tejkalon interesin individual dhe prek drejtpërdrejt standardet kushtetuese të ushtrimit të pushtetit të akuzës në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy