
Analisti Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e Erion Veliajt ku u ndal te protestat para institucionit të SPAK për të cilat u shpreh se siguria e gjyqtarëve dhe trupës gjykuese duhet të jetë maksimale.
Ai tha se beteja me drejtësinë është e kryebashkiakut Veliaj dhe jo e Partisë Socialiste dhe se kjo po trajtohet si çështje banale.
Sipas tij mbrojtja e tepruar është dëmi më i madh që po i bëhet Veliajt, Rama do të tregojë se nuk ka ndërhyrë te drejtësia por në fakt e ka bërë diçka të tillë.
I kam ndjekur zhvillimet dhe protestat pro dhe kundër Veliajt më tepër në mbështetje të kryebashkiakut, kundër SPAK dhe në mbështetje të SPAK por jo kundër Veliajt.
Mendoj se në çdo rast është e paimagjinueshme që në një institucion që ka legjitimitetin për të dhënë drejtësinë të mblidhen njerëz dhe të protestojnë, të krijojnë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve, veçanërisht për një çështje të ndjeshme siç është kjo e kryetarit të bashkisë Tiranës.
Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ka nevojë të bësh mitingje qoftë kundërshtie apo mbështetëse, mund ta bësh në çdo vend të qytetit por jo para gjykatave.
Kjo mbështetje më shumë e shëmton ngjarjen se sa e ndihmon, kam përshtypjen se po merr kuptim njëlloj thashethemi i dalë brenda stafit të Veliajt se shumë shpejt do fitojë lirë dhe sghopresa më e amdhe është gjykata e lartë.
Nuk është fare çështje perceptimi, ka njerëz që po shkojnë aty dhe për ti thënë nesër lalit që ne ishim aty kur ti ishe në një moment të vështirë. Nuk do doja që kjo të ishte e vërtetë si thashethem për vetë integritetin e gjyqtarëve të Gjykatës së L artë. Këta kanë dhe një problem se nuk mbajnë diskrepsionin e interesin e vetë.
Çfarë është kjo që e kemi të sigurtë se në gjykatën e lartë do fitojë Veliaj pafajësinë. Dhe vetë çështja në fakt po trajtohet si një çështje banale, dalin dhe flasin dhe thonë se SPAK po e bënë goditjen nga Veliaj se është i kompleksuar nga Berisha.
Shiko sa poshtë bie niveli i mbrojtjes për kryetarin e bashkisë, por ata që e bëjnë kanë ndoshta interesa personale me Veliajn, por kjo më shumë e dëmton.
Më tej ai shtoi se mungesën e Ramës sot ‘sy më sy’ e sheh si një refleksion, sepse askush nuk është i pagabueshëm por është i reflektueshëm, pasi çështjet e drejtësisë i duhen lënë drejtësinë.
Natyrisht që Rama tregohet i kujdesshëm që thotë se nuk dua të hy të drejtësia por dashur pa dashur po ndërhynë në punën e prokurorisë dhe gjykatës dhe kjo është fakt. Kryeministri ka ndërhyrë në veprimtarinë dhe proceset e prokurorisë së posaçme
Ne s’mund të kthehemi në gjyqtarë të gjyqtarëve dhe prokurorë të prokurorëve. Rama tani po bënë atë që ka bërë Berisha dhe Meta duke sulmuar SPAK nga mëngjesi në dark.



