E shkarkoi vetingu/ Gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

E shkarkoi vetingu/ Gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka fituar gjyqin në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas GJEDNJ, në vendimin për Canin ka patur shkelje të Konventës, duke shtuar se atij i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi L.D., kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkarkuar si gjyqtar i gjykatës së rrethit.

Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t'u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.

Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës.

 Besnik Cani u shkarkua në 27 shkurt 2020 nga KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra më 27/02/2020 për asokohe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik. Vendimi u motivua me mungesën e burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Kolegji evidentoi mungesë burimesh të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti si dhe kursimet e deklaruara për vitet 2005-2006 nga Cani. I njëjti përfundim u arrit edhe për mbulimin e shpenzimeve për vitet 2010-2015.

Pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi i tij ushte kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë.

Gjyqtari Besnik Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin përballë vettingut në Strasburg.

Pas këtij vendimi, të gjitha rastet e ankimimeve për vendime të KPA në cilat Luan Daci ka qenë pjesë e trupës gjykuese, trajtohen njësoj nga Gjykata e Strasburgut.

Ato vendime bëhen të pavlefshme, dhe proceset duhet të rifillojnë nga e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy