Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah

Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah

Në një deklaratë publike, Hezbollah thotë se lideri i saj Hassan Nasrallah ka vdekur.

“Eminenca e tij, mjeshtri i eezistencës, njeriu i drejtë, ka ndërruar jetë për të qenë me Zotin e tij”, thuhet në deklaratën e publikuar në Telegram.

Grupi dukej se konfirmoi se ai kishte vdekur në sulmet ajrore në Bejrut, duke thënë se vdekja e tij kishte ardhur “pas sulmit tradhtar sionist në periferinë jugore”.

Zotohemi për luftën kundër Izraelit dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gazës dhe Palestinës, dhe mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij të palëkundur dhe të nderuar.

Televizioni Al-Manar i Hezbollahut filloi transmetimin e vargjeve të Kuranit pas njoftimit për vdekjen e Nasrallah.

Më herët gjatë ditës së sotme ishte ushtria izraelite ajo që tha se kishte vrarë liderin e grupit të mbështetur nga Irani në sulmin e së premtes në Bejrut, si dhe drejtues të tjerë të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi selinë qendrore të Hezbollahut në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, duke synuar liderin e grupit.

Sulmi erdhi ndërsa kryeministri izraelit po përfundonte fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se Izraeli nuk do ta ndalojë luftën derisa të fitojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy