Një granatë dore e epokës së Luftës së Parë Botërore është gjetur në mesin e disa patateve të dërguara nga Franca në një fabrikë patatinash në Hong-Kong. Pajisja, e cila ishte 8 cm e gjerë ishte në gjendje të paqëndrueshme, sepse ishte e pasiguruar, por nuk kishte arritur të shpërthente, thanë zyrtarët. Ajo u zbulua në fabrikën e përpunimit të patatinave “Calbee” në lindje të distriktit Sai Kung, të shtunën në mëngjes. Bomba u shpërngul më pas në mënyrë të sigurt nga oficerët.
“Të gjitha informacionet e deritanishme sugjerojnë se granata ishte importuar nga Franca së bashku me patatet e tjera”,- u tha gazetarëve superintendenti Wong Ho-hon. Ai shtoi se pajisja ishte çaktivizuar duke përdorur një teknikë qitjeje me ujë të presionit të lartë. Mendohet se granata është hapur rastësisht me patate të mbjella në një fushë në Francë përpara se të eksportoheshin. “Granata ka të ngjarë të ketë mbetur nga ushtarët e rënë atje gjatë luftës, ose të jetë lënë atje pasi u hodh”, tha Dave Macri, një historian ushtarak, për South China Morning Post. Vitin e kaluar, mijëra njerëz u detyruan të evakuojnë një zonë të zënë tregtare të Hong Kongut, ndërsa policia çaktivizoi një bombë të dëmtuar rëndë të Luftës së Dytë Botërore, e gjetur në një shesh ndërtimi. Kjo granatë ishte e dyta që u gjet në Hong Kong brenda të njëjtës javë.



