“Pak alkool çdo javë mbron zemrën tuaj nga sëmundjet kardiovaskulare”

“Pak alkool çdo javë mbron zemrën tuaj nga sëmundjet kardiovaskulare”

Nëse jeni duke jetuar me sëmundje të zemrës, pirja e alkoolit në sasi të vogël çdo ditë mund të ulë rrezikun e një sulmi në zemër, goditje në tru, anginë (dhimbje zemre për shkak të arterieve të ngushta) apo një vdekje të hershme, thotë studimi.

"Kjo nuk është për popullatën e përgjithshmë - studimi është zhvilluar mbi njerëzit që tashmë kanë kaluar diçka që lidhet me shëndetin kardiovaskular," tha studiuesja e alkoolit Emmanuela Gakidou, e cila është drejtore në Institutin për Metrikat e Shëndetit dhe Vlerësimin në Universitetin e Uashingtonit.

"Ajo që ata zbuluan është se nëse vazhdoni të pini pasi të keni pasur një ngjarje kardiake, nuk është aq e keqe për ju, për sa kohë që e mbani konsumim të ulët", tha Gakidou, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Kur krahasohet me njerëzit që nuk pinë fare, studimi zbuloi se pirja e deri në 105 gramë alkool çdo javë - e barabartë me pak më shumë se një shishe verë ose gjashtë shishe birrë jo me përqindje të lartë alkooli- duket se mbronte njerëzit që tashmë kishin pësuar një problem në zemër.

Kjo është shumë më pak se kufiri i rekomanduar i pirjes e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për burra dhe gra (166 gram në javë).

Sidoqoftë, përfitimi më i madh erdhi nga pirja e më pak se gjysma e sasisë së rekomanduar, thuhet në studimin e botuar të hënën në revistën BMC Medicine .

"Gjetjet tona sugjerojnë që njerëzit me CVD (sëmundje kardiovaskulare) mund të mos kenë nevojë të ndalojnë pirjen në mënyrë që të parandalojnë sulmet shtesë të zemrës, goditje në tru ose anginë, por që ata mund të vazhdojnë të marrin në konsideratë uljen e sasisë së pirjes së alkoolit në javë," tha autori i studimit Chengyi Ding, një student në University College London, në një deklaratë.

Por ky zbulim nuk vlen për të gjithë, pasi pirja e alkoolit ngre rrezikun për sëmundje të caktuara si cirroza, tuberkulozi dhe kanceri dhe për aksidente dhe dëmtime të lidhura me alkoolin, tha Gakidou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy