Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për grabitësit e blindave në Rinas, bankës te Stacioni i Trenit dhe në Kasharë.
Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.
Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Vjedhje e bankave” më shumë se një herë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar dhe “Krijimi dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.



