Kryemadhi dhe Meta takohen në Presidencë (FOTO)

Kryemadhi dhe Meta takohen në Presidencë (FOTO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shkuar sot në Presidencë në cilësinë e kryetares së LSI-së, për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve.

E shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, zonja Kryemadhi është pritur nga presidenti Meta në një takim formal.

Bashkëshortët Kryemadhi dhe Meta u fotografuan ndërsa bisedonin në lidhje me datën e zgjedhjeve, një temë për të cilën presidenti ka takuar sot edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i sotmi është ndër të rrallat takime që Meta dhe Kryemadhi zhvillojnë para mediave në cilësinë e kryetares së LSI-së dhe presidentit të republikës.

Në deklaratat publike, Presidenti Meta është shprehur shpesh kundër strategjisë që ka ndjekur opozita, përfshirë edhe LSI-së, në aksionin politik, sidomos në rastin e djegies së mandateve.

Ndërsa Kryemadhi ka bërë shpesh fajtor presidentin për ardhjen e Ramës në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy