Krim në Mirditë, një person gjendet i ekzekutuar me armë brenda makinës

Krim në Mirditë, një person gjendet i ekzekutuar me armë brenda makinës

Një krim i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një person është gjetur i ekzekutuar me armë.

 

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps-Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte. 

 

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota. 

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy