Berisha: McGonigal, çdo ditë i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës

Berisha: McGonigal, çdo ditë i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës

Duke folur para mbështetësve të tij në SPAK kryedemokrati Sali Berisha zbuloi shënimin që i la Altin Dumanit.

Berisha thekson se mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.

Sipas kreut të PD, McGonigal, çdo ditë i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës, ku thotë se: "Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove".

Drupal Ad

Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim.
Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.
Krim ndërkombëtar!
Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.
Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. 
Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove.
Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy