Nga jodi te vitaminat/ Një në dy njerëz në botë merr më pak minkronutrientë se norma

Nga jodi te vitaminat/ Një në dy njerëz në botë merr më pak minkronutrientë se norma

Gjysma e popullsisë së botës nuk merr sasi të mjaftueshme të 15 mikronutrientëve thelbësorë për shëndetin, duke përfshirë kalciumin, hekurin dhe vitaminat C dhe E.

Një studim i kryer nga Shkolla Harvard Chan në Boston dhe i botuar në The Lancet Global Health, i pari që ofron vlerësime globale të konsumit joadekuat të 15 mikronutrientëve thelbësorë për shëndetin e njeriut, ka arritur në këtë përfundim.

Mikronutrientët në nivele të pamjaftueshme janë një nga format më të zakonshme të kequshqyerjes në rang global dhe secila mungesë ka pasoja të caktuara shëndetësore, nga komplikimet e shtatzënisë deri te verbëria dhe rreziku i shtuar për sëmundje infektive.

Studimi u përqendrua te pesëmbëdhjetë vitamina dhe minerale: kalcium, jod, hekur, riboflavinë, folate, zink, magnez, selen, tiaminë, niacinë dhe vitamina A, B6, B12, C dhe E.

Studiuesit gjetën mangësi të konsiderueshme të pothuajse të gjithë këtyre elementëve.

Në mënyrë të veçantë ra në sy mungesa e jodit (68% e popullsisë globale), vitaminës E (67%), kalciumit (66%) dhe hekurit (65%).

Më shumë se gjysma e njerëzve konsumuan nivele të pamjaftueshme të riboflavinës, folatit dhe vitaminave C dhe B6.

Nivelet e niacinës ishin më afër normës, 22% e popullsisë globale ka pamjaftueshmëri, e ndjekur nga tiamina (30%) dhe seleniumi (37%).

Gratë më shumë se burrat kanë konsum të pamjaftueshëm të jodit, vitaminës B12, hekurit dhe selenit brenda të njëjtave grupmosha dhe vende.

Ndërsa nivele të pamjaftueshme të kalciumit, niacinës, tiaminës, zinkut, magnezit dhe vitaminave A, C dhe B6 kanë më shumë meshkujt se femrat.

Të rinjtë midis moshës 10 dhe 30 vjeç janë më të rrezikuar nga mungesa e kalciumit, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Lindore dhe Afrikën Sub-Sahariane.

/ ANSA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy