
Ndërsa Hong Kong po përgatitet për kufizime më të rrepta udhëtimi për shkak të Covid-19, aktorja australiane Nicole Kidman ka marrë një përjashtim nga qeveria për të anashkaluar karantinën.
Përjashtimi është bërë për ta lejuar atë të filmojë një seri televizive Amazon të quajtur The Expats, pork y veprim bie në kontrast me karantinën e detyrueshme deri në tre javë që qytetarët duhet të bëjnë pasi të hyjnë në territorin e sunduar nga Kina.
Lidhur me përjashtimin nga karantina që i është bërë yllit 54-vjeçar të Hollivudit qeveria e Hong Kongut ka thënë:
"Rastit i është dhënë leja për të udhëtuar në Hong Kong me një përjashtim nga karantina me qëllim të kryerjes së punës së caktuar profesionale, duke marrë parasysh se kjo është e favorshme për ruajtjen e funksionimit dhe zhvillimit të nevojshëm të ekonomisë së Hong Kongut."



