Parlamenti rus miratoi të mërkurën një ligj i cili heq kufirin e sipërm të moshës për shërbimin kontraktual në ushtri, pas viktimave të shumta të shënuara nga lufta në Ukrainë.
Ligjvënësit në dhomën e ulët të Dumës së Shtetit miratuan projektligjin në një seancë të vetme, me dhomën e sipërme dhe Këshillin e Federatës.
Projektligji për rekrutët e rinj, ka nevojë vetëm për nënshkrimin e Presidentit Vladimir Putin për t’u kthyer në ligj.
Kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin tha se në këto momente duhet të forcohen forcat e armatosura dhe të ndihmohet Ministra e Mbrojtjes.
Komandanti ynë suprem po bën gjithçka për të siguruar që forcat tona të armatosura të fitojnë dhe ne duhet të ndihmojmë.
Aktualisht, vetëm rusët e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistrohen si ushtarë profesionistë në ushtrinë ruse.
Forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme duke luftuar në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi më 25 mars se 1351 personel të shërbimit ushtarak ishin vrarë dhe 3825 të tjerë u plagosën që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt. Që nga ai moment, nuk janë përditësuar shifrat e viktimave në radhët e forcave ruse.



