115 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 7 persona ndërrojnë jetë

115 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 7 persona ndërrojnë jetë

Në Maqedoninë e Veriut bilancet e koronavirusit vijojnë të qëndrojnë tepër të larta. Kjo pasi edhe në 24 orët e fundit janë rregjistruar 115 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë edhe 7 persona.

Numrin më të madh të të infektuarëve e ka patur Shkupi me 53 raste, më pas vjen Struga me 13 raste, Tetova me 8 raste dhe me nga 6 Dibra dhe Shtipi. Ndërkohë përsa i përket viktimave 5janë rregjistruar në Shkup ndërsa nga një Tetova dhe Krusheva.

Shqetësues është fakti 115 rastet e reja vijnë pas vetëm 1032 testeve, me një mesatare të të  infektuarve në raport me numrin e testeve në 11 përqind, në një kohë kur mesatarja botërore është diku te 5%.

I vetmi lajm i mirë janë 40 të shëruarit, 26 prej të cilëve ndodhen në Skup.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy