
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Korçë-Pogradec.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 08:55 në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Maliq. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tjetër, ku për pasojë janë plagosur 6 persona.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.



