Die Welt: Brexit do t’i kushtojë Gjermanisë tre miliardë euro në vit

Die Welt: Brexit do t’i kushtojë Gjermanisë tre miliardë euro në vit

E përditshmja gjermane “Die Welt” shkruan se dalja e Britanisë nga BE do të mund t’i kushtojë Gjermanisë tre miliardë euro në vit.

 

Në një të ardhme të afërt, Gjermania do të humbi financuesin e tretë neto më të madh të buxhetit të BE-së. Në një dokument të Ministrisë Gjermane të Financave lidhur me vlerësimin e pasojave të Brexit thuhet se kontributi vjetor i Gjermanisë mund të rritet në tre miliardë euro. Pra për Gjermanin, dalja e Britanisë nga BE-ja do të jetë e shtrenjtë.

 

Gjithashtu Gjermania është e shqetësuar se pas referendumit britanik, mund të kërkojnë gjithashtu të largohen nga BE edhe Franca, Holanda, Austria, Finlanda dhe Hungaria.

 

Në dokumentin e brendshëm të Ministrisë së Financave thuhet se Berlini nuk pret që kompanitë gjermane nuk do të kenë nevojë për ndihma.

 

Ndërsa  specifikohet se Berlini do t’i ofronte Londrës “negociata konstruktive për daljen nga BE”, por se “procesi i shkurorëzimit” sipas procedurave evropiane do të ishte i vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy